Ky qen i maskuar në mënyrë të përkryer në qilimin e dhomës së ndenjës krijon vazhdimisht probleme me çiftin që njëherësh janë pronarë të qenit.
Sapo Harley Edmonds, 21 vjeçe dhe Metthew Young 23 vjeç, sollën në shtëpi qilimin gri të hollë dhe me fije të dala e kuptuan menjëherë që do të hasnin në një problem të çuditshëm.
Qeni i tyre Borkie, dy-vjeçare ka gëzof të njëjtë me ngjyrën e qilimit dhe si për ironi ky qilim është vendi i preferuar i qenushit.
Tashmë është kthyer sfidë më vete për Harleyn dhe Matthew sa herë që kalojnë në dhomën e ndenjes, ku duhet të kenë kujdes që të mos shkelin mbi qenin.
Harley nga Swinton, Manchester, tha:
Epo, qeni s’paska nevojë të ndërrojë lëkurë si kameleoni, ia kanë mundësuar vetë pronarët.