Ishulli i Sardës/ Mban mbi vete një qytet të lashtë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.02.2018, 14:25

Nga MARIN MEMA

Vetëm pak kilometra nga qyteti i Shkodrës ndodhet ishulli i Sardës apo i Shurdhahut siç njihet ndryshe. Askujt nuk duhet t’i duket e çuditshme edhe pse nuk ka dëgjuar aq sa duhet për këtë vend që ndodhet në liqenin e Vaut të Dejës. Dikur ai ka qenë një gadishull që rrihej tri anëve të tij nga lumi Drin. Në vitin 1971, me ndërtimin e hidrocentralit, lidhja me tokën u ndërpre dhe gjithçka përreth u rrethua nga ujërat e liqenit. Sot në ishull mund të shkohet vetëm përmes mjeteve lundruese nga Vau i Dejës apo fshati Rragam.

Ky udhëtim nuk lidhet thjesht me bukuritë natyrore, por edhe me një sit arkeologjik, një qytet të panjohur që qëndron në këtë hapësirë prej shekujsh. Në periudha të ndryshme ky qytet është vizituar nga albanologu Hahn, konsulli austrohungarez Ippen, ai Degrand apo antropologu gjerman Treger. Gjithashtu të dhëna kanë lënë edhe dy dijetarë të tjerë të njohur Jirecek dhe Shuflai. Mjafton të citosh të gjithë këto figura për të kuptuar sesa rëndësi ka patur ky sit i sotëm arkeologjik.

004

Qyteti në ishull sipas gërmimeve të kryera në vitet 1967 – 1970 ka dhënë qeramikë që i përket shekullit të IV, por sipas arkeologëve mendohet se jeta e mirëfilltë ka nisur vetëm në shekullin e VI. Qendra e banuar ndahej në dy pjesë, në atë të sipërme e atë poshtme. Në hapësirën e parë jetonin banorët e thjeshtë të tij, ndërsa në pjesën më të ruajtur qëndronte klasa drejtuese.

Edhe pse për syrin jo ekspert është e vështirë të rikompozojë pamjen e këtij vendi, arkeologët japin një panoramë më të qartë, sidomos të asaj që Sarda ofronte pas portës së rrethimit të parë, ku jetonte masa dërrmuese e qytetarëve.

014

Në qytetin e Sardës ngriheshin dikur sipas gojëdhënave mëse 365 altarë që u kushtoheshin shenjtorëve të ndryshëm. E nëse dikujt kjo shifër mund t’i duket e tepruar, ka fakte të shumta që ky qytet ishte një qendër e rëndësishme fetare.

Për fat të keq dokumentet për këtë qytet janë të pakta dhe lidhen kryesisht me relacionet me karakter kishtar. Këtu funksiononte peshkopata e Sardës e cila shfaqet zyrtarisht në dokumente në vitin 1190, por mendohet se zanafilla e saj është e mëhershme. Kleriku e dijetari i njohur Frang Bardhi në shekullin e XVII shkruan se në Sardë ekzistonin 80 kisha, një pjesë e rrënojave të të cilave dallohen edhe sot në ishull.

016

Për një kohë të gjatë sipas historianëve qyteti i Sardës ka qenë nën juridiksionin e familjes feudale të Dukagjinasve. Pinjolli më i njohur i kësaj familjeje, Lek Dukagjini, thuhet se e ktheu për një periudhë Sardën në kryeqendrën e tij.

Sot mes rrënojave janë edhe ato të një rezidence të madhe e të fuqishme, që mendohet se është përdorur edhe nga Leka. Qyteti do të humbte shpejt pas vdekjes së Lek Dukagjinit derisa të binte në 1491, ballë rrethimit të osmanëve që do ta shkatërronin plotësisht. Bashkë me qytetin, edhe Ipeshkvia e Sardës, ajo e Dejës e ajo e Sapës u shkrinë, duke ruajtur emrin e kësaj të fundit

027

Edhe pse ky ishull është një vend jo thjesht me histori të jashtëzakonshme por edhe me bukuri natyrore të rralla, sot pak ose aspak njihet. Ai dergjet sëbashku me të shkuarën e tij dhe me të fshehtat që ende nuk kanë nxjerrë plotësisht historinë e tyre./JOQ.al

039

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit