Letra e qeverisë amerikane në 1989: Enver Hoxha ka zaptuar detin, anijet e luftës…

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 04.02.2018, 10:04

Kufiri detar është shndërruar kohët e fundit në një kryefjalë të madhe mediatike, për shkak të raporteve se qeveria shqiptare i ka falur Greqisë 12 milje.

Por historia na mëson se nuk ka qenë gjithnjë kështu, pasi në kohën e komunizmit ishte Shqipëria ajo që kishte zaptuar detin, dhe nuk donte t'ia dinte për dakortësinë e fqinjëve, sidomos Greqisë.

Madje në vitin 1989 ka pasur një komunikim të tërthortë midis qeverisë amerikane dhe asaj shqiptare me ndërmjetësinë e qeverisë franceze, në lidhje me bregdetin shqiptar.

Një letër e nisur nga Parisi më 21 qershor 1989 vinte në dukje se qeveria komuniste mbante si kufi detar, largësinë prej 15 miljesh (27 km e 780 m), në një kohë që duhej ta kishte sipas konventës së detit të vitit 1982, në 12 milje (22 km e 224 m).

Sipas historianit Kastriot Dervishi, komunistët, të veçuar nga bota, pa njohje me traktatet ndërkombëtare, e trajtonin kufirin detar të vendit si çështje të brendshme, të paharmonizuar me ligjet ndërkombëtare, në mbështetje të dekreteve të Presidiumit të Kuvendit Popullor të viteve 1970 dhe 1976.

Pasi nota amerikane erdhi në Tiranë, u ngrit një grup pune me 4 persona. Në përfundim, ministri i Punëve të Brendshme, Simon Stefani, la shënimin se Shqipëria do vazhdonte të vepronte me dekretin e vitit 1976.

Ja një pjesë e letrës së qeverisë amerikane:

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i paraqet përgëzimet e veta Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Francës dhe ka nderin t’i kërkojë ndihmë në transmetimin e informacionit që vijon qeverisë së Shqipërisë: Shtetet e Bashkuara të Amerikës i referohen dekretit shqiptar nr.5384, datë 23.2.1976, që ndryshon dekretin nr.4650, datë 9.3.1970, i cili kërkon të vendosë një det territorial prej 15 miljesh detare, që ndryshon sistemin e vijave të bazë të drejta jashtë mase dhe që ka për qëllim të porosisë se anijet e huaja të luftës mund të hyjnë ose kalojnë nëpër detin territorial vetëm me autorizim të veçantë. Deklarimi i detit territorial me 15 milje detare nuk mbështetet nga parimet e vendosura të së drejtës ndërkombëtare dhe praktika e shteteve. Siç është e mirënjohur, e drejta ndërkombëtare zakon, siç reflektohet në nenin 3 të Konventës së Kombeve të Bashkuara të vitit 1982 mbi të drejtën e detit, njeh një gjerësi të detit territorial deri në një kufi që nuk kapërcen 12 milje detare, të matur nga vijat bazë të përcaktuara në përputhje me Konventën. Kjo praktikë është ndjekur nga shumica e shteteve bregdetare."

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit