Është një ndër femrat më të komentuara të showbizit, e në më të shumtat e rasteve, për ndërhyrjet plastike që ka bërë.
Edhe pse Luana Vjollca shprehet se është e gjitha natyrale, ndjekësit në rrjetet sociale nuk mendojnë të njëjtën gjë.
Megjithatë, ndonjëherë Luana “guxon” duke postuar foto ku shihet e palyer, siç ka bërë së fundmi.
Ajo shihet duke u shtruar në palestër me një ndër instruktoret më të njohura në Kosovë, Geta Beqa, ndërsa bie në sy fytyra e saj pa makeup.