Heq dorë nga ky ushqim, vajza humb 76 kilogramë për një kohë të shkurtër

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 31.01.2018, 13:18

Një 26-vjeçare ka humbur plot 76 kilogram nga pesha e saj, duke hequr dorë nga një dietë e ngarkuar me pije me gaz dhe ushqime fast food-i.

Rachel Heffner nga Indianapolis, SHBA, peshonte 130 kilogram por ka vendosur të mbajë dietë duke humbur kështu më shumë se gjysmën e peshës së saj aktuale.

Por pavarësisht dobësimit, e reja vihej në siklet nga lëkura e tepërt që i varej në pjesën e barkut. Kështu ajo shpenzoi edhe 18 mijë dollarë për të bërë një ndërhyrje kirurgjikale dhe për të hequr 1.4 kilogramë lëkurë që i varej.

Vajza ka deklaruar se “mezi po pres që të veshë bikini” pas rënies drastike, shkruan Dailu Mail.

Pas ndërhyrjes ajo ndryshoi tërësisht stilin e saj të jetesës duke mbajtur një dietë strikte, por edhe një regjim të fortë stërvitjeje.

Ajo ka deklaruar:

Për shumë njerëz, lëkura ime e tepërt përfaqësonte punën time të madhe për të rënë në peshë. Për ata ishte diçka pozitive. Por për mua ishte e turpshme. Më bënte të isha depresive. Doja të dukesha elegante, e për këtë arsye vendosa që të bëja ndërhyrjen kirurgjikale.”

Rachel është bërë rast frymëzimi për shumë të reja që janë mbi peshë dhe ëndërrojnë për një trup elegant.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit