Gati tre muaj pas vdekjes së ish-të dashurës së tij Adelajda Xhamani, Bjordi Mezini ka pranuar publikisht se është në një marrëdhënie të re.
Ish-banori i "Big Brother 2" dhe gazetarja Xhamani përjetuan bashkë një romancë të bukur dashurie, që nuk zgjati edhe shumë kohë pas daljes së tyre nga shtëpia e famshme.
Por kur kishin kaluar disa vite nga ndarja e çiftit, Adela humbi jetën tragjikisht tetorin e kaluar, në shtëpinë e saj në Tiranë, ku jetonte e vetme.
Vetëm pak kohë pas vdekjes së saj Bjordi ka rrëfyer sot se është në një marrëdhënie të fortë me një vajzë.
Së pari e ka konfirmuar miku i tij, baritoni Gëzim Myshketa i cili ka treguar se vajza që i ka rrëmbyer zemrën Bjordit është shumë e mirë.
Në emisionin “Kush vjen për drekë”, Bjordi e ka konfirmuar duke mos treguar shumë detaje pasi e ka të shenjtë jetën private.
Ai tha:
Ndërkohë në rrjetet sociale, Bjordi tregohet i rezervuar, ndërsa ndër postimet e fundit është edhe ai për Adelën e dashur.