Të dënuarit shqiptarë në burgjet e Anglisë, janë bërë shpeshherë protagonistë në media, teksa kanë thyer rregullat.
Kanë qenë të shumtë ata që kanë postuar foto nga burgu dhe më pas janë dënuar nga drejtësia.
I radhës, është një 29-vjeçar, i cili quajtur Tristen Asllani dhe që ka marrë vëmendjen e medias Standard.co.uk.
Artikulli i Standard.co.uk:
Ky është një gangster famëkeq shqiptar i dënuar në Angli, i cili shihet i qeshur ndërsa tallet me drejtësinë nga burgu.
Tristen Asllani, i cili po vuan dënimin me 25 vjet burg për trafikim të drogës dhe armëve, qëndron në mënyrë të pabesueshme në qelinë e tij, që besohet të jetë në burgun e Wandsworth.
Ai dhe një tjetër person i panjohur janë parë në foto të postuara në rrjetin social Instagram të titulluar “Shqiptari im në burg”.
Ata mendohet të jenë anëtarë të një bande në lindje të njohur si Hellbanianz.
Imazhet e marra nga një telefon i paligjshëm janë postuar në internet nën titullin: “Edhe brenda burgut kemi të gjitha kushtet, ajo që mungon janë vetëm ku**at”.
Asllani, 29 vjeç, u arrestua në Kingston Crown Court në gusht 2016, pasi u kap duke trafikuar drogë dhe gjithashtu mbante një armë zjarri.
Ndërsa drejtoria e përgjithshme angleze e burgjeve ka deklaruar se e mbylli llogarinë në Instagram që përdorej nga Asllani dhe se për publikimin e fotove mund të dënohet edhe me dy vite te tjera burg.