Të gjithë e mbajnë mend si “vajza e 500 trëndafilave”, por tanimë duket se Nertila Kapaj do të luajë në film pothuajse gjithçka që i ka ndodhur në jetë.
E dashura e të ndjerit Jetnis Dollapi, miku i shumë VIP-ave, i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident me motor, do të luajë rolin e parteres të një bosi droge.
Por modelja njohur rrëfën se nuk iu desh të aktronte si të tjerët, pasi ka përjetuar këto situata gjatë jetës së saj.
Në këtë intervistë për “Panorama”, Nertila tregon se pas vdekjes së të dashurit, ende nuk ka gjetur kriminelin e duhur.
Ajo luan të dashurën e Arben Derhemit, bosit të drogës, në serialin televiziv “Ti mund të më quash Xhon”, si pjesë e një kasti të njohur aktorësh.
Përfaqësoje kukullën që nuk fliste, por që i jepte makinës dhe e shoqëronte të dashurin, edhe në bisedat për pazaret e prishura me shpërndarësit e drogës. Si u ndjeve në atë pozicion dhe në jetë do të mundje ta pranoje një gjë të tillë?
Pozicioni im ishte i tillë në film. Ndoshta, për të tjerë është e lehtë të aktrojnë, ndërsa Nertila i ka përjetuar këto situata realisht. Pjesa më e madhe e aktorëve dhe shikuesve i kanë parë shumë gjëra veç në filma, ndërsa unë në jetën reale shoqërohesha nga bodyguard-ë dhe shërbëtorë, pra, vetë jeta ime ka qenë një film.
Në rrjetet sociale je njohur si vajza e “500 trëndafilave” nisur nga dhurata e të dashurit, që humbi jetën në një aksident me motor. Cila është jeta që bën, pas humbjes së tij?
Ka qenë e vështirë të pranoja humbjen e tij. Tani është një engjëll, që më mbron dhe do të donte veç më të mirën për mua.
Je shprehur, se nuk do të ketë dashuri tjetër për ty. Vazhdon të mendosh njësoj?
Ajo që kam thënë, është e vërtetë dhe e vërteta nuk ndryshon.
Ka djem që këmbëngulin të kenë lidhje me ty dhe kur do e hedhësh atë hap?
Nuk mund të them a ka meshkuj që këmbëngulin, por doja që të thosha nëse ka ndonjë që s’këmbëngul. Kur do të jetë ai moment që të hedh atë hap? S’e di, sepse s’po gjej akoma kriminelin e duhur. (qesh)
Të josh rreziku në jetë dhe mund të na rrëfesh ndonjë aventurë të çmendur?
Nuk mund të them, më josh rreziku, por fatkeqësisht rreziku më ka ndjekur gjithmonë. Ka shumë marrëzira në jetën time, por s’do ishte mirë t’i tregoj publikisht.