Një yll Youtube-i e ka punën keq me të gjithë ndjekësit dhe policinë pasi ka realizuar disa video ku ai shfaqet duke u hedhur ujë në fytyrë kalimtarëve të rastesishëm.
Arya Mosallah, 22 vjeçari kësaj here e ka tepruar shumë për mënyën që ka zgjedhur që të ketë shikime në kanalin e tij.
Në video ai shënjestron kalimtarë të rastësishëm në publik, duke u afruar me biseda dhe më pas ua derdh ujin në fytyrë dhe largohet me shpejtësi.
Në Angli rastet e sulmeve me acid janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit dhe ky gjest i këtij vlogeri, ka irrituar publikun jashtë mase.