Vjen goditja përfundimtare, ja call center-at që do të mbyllen

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 27.01.2018, 18:53

center

Nëse kishit dyshime mbi vështirësi që po përballen call cënterat në Shqipëri, na lejoni t'ju themi se ligjin e ri duket se qendrat telefonike kanë marrë goditjen finale nga shteti italian.

Kompanitë e vogla duket se po shkojnë drejt falimentimit, ndërsa ato që menduan se shpëtuan duke u kthyer në Forex duket se nuk do ta kenë të gjatë.

Këtë e vërteton edhe një çift, që kishte pasur në pronësi tri qendra telefonike dhe aktualisht operojnë me vetëm njërën prej tyre.

Xh. L. së bashku me të shoqen M.S., me shtetësi italiane, tregojnë së sot call center-i ka mbetur vetëm me 40 të punësuar.

Për dy administratorët, arsyeja ishte e qartë, ligji italian po i mposht. Për shkak të shtrëngimit me anë të legjislacionit, kompanitë shqiptare të qendrave telefonike nuk po munden më që të sigurojnë kontrata të vlefshme për të vazhduar aktivitetin e tyre.

Në përgjithësi call center e vegjël, janë të nënkontraktuara prej agjencive italiane të marketingut, të cilat nuk janë të rregullta me pagesat

Agjencitë serioze nuk iu sjellin më kontrata, ndërsa ato që operojnë nuk i paguajnë, duke i zhytur qendrat e vogla në krizë likuiditeti, shkruan "Monitor".

Sipas Xh.L., për shkak të mungesës së përkohshme të likuiditeteve nuk po mundet dot që të shlyejë detyrimet tatimore, kredinë e marrë në një bankë të nivelit të dytë dhe më problematikja, pagat e operatorëve. Në biznese me qarkullim shumë të lartë të punonjësve, pamundësia për të paguar në kohë pagat është shkatërruese.

Ishte e dukshme, në më pak se tre muaj, më shumë se gjysma e stafit ishte larguar.

Ndryshe nga hera e kaluar ku shprehej disi me optimizëm dhe kishin shpresa se situata mund të përmirësohej me operimin në tregjet e reja, këtë herë situatën e shikonin më gri.

Po mbyllen shumë…

M.S., tregon se çdo ditë dëgjon për call center që po mbyllen në zonën ku ajo operon. Tani afër u mbyllën dy qendra telefonike në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Në nëntor, “Monitor” kreu një sondazh me qendrat telefonike që kishin kaluar në listën e bizneseve. I

shin të paktën 30 subjekte call center, që operonin në sektorin e telemarketingut, që kanë mbyllur aktivitetin në vitin 2017. Kompanitë u identifikuan pasi

Vështirësitë në likuidim

Pa para, çifti rrëfen se nuk mund të shkojë shumë larg. Xh., tregon se së fundmi, Drejtoria e Mbledhjes me Forcë, e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, i ka nisur kërkesën për të paguar detyrimet e prapambetura.

Plot 501,843 lekë sigurime shoqërore dhe shëndetësore, që në rast se nuk paguheshin, Tatimet do të nisnin procedurën standarde të mbledhjes me forcë të detyrimit.

I gjendur në vështirësi, Xh., tha se edhe ato pagesa që i kryhen nga agjencitë italiane të marketingut, menjëherë që vijnë në emër të tyre në llogarinë bankare, bllokohen nga

Stafi i paqëndrueshëm

Sipas të dhënave të INSTAT, sektori punësonte rreth 25 mijë persona. Sipas të dhënave të fundit, edhe pse janë 800 kompani, të punësuarit janë të përqendruar vetëm në 7-8 kompani. Në përgjithësi ky sektor ka tërhequr të rinjtë. Duke qenë se biznesi i call center u bë masiv, u vështirësua procesi i rekrutimit dhe i punësimit të operatorëve të kualifikuar.

Sipas aktorëve kryesorë të tregut, një nga vështirësitë kryesore të operimit në këtë sektor është pikërisht stafi. Megjithëse ofrojnë pagesa të larta (kosto kryesore e këtij aktiviteti është pikërisht krahu i punës), kompanitë e pranojnë që e kanë të vështirë ta menaxhojnë.

Ligji i ri, goditja finale

Në dhjetor 2017, një tjetër ligj i kaluar me buxhetin italian detyron që të bëhen të identifikueshme telefonatat që arrijnë nga call center.

Kjo është një masë kundër telemarketingut agresiv, e cila u bë ligj, shkruajnë mediat italiane. Ligji italian detyron brenda tre muajsh vendosjen e një prefiksi për telefonatat komerciale, duke i dhënë një goditje telemarketingut.

Ligji synon që të mbrojë miliona italianë nga bezdisja e call center, pasi ai është kundër telemarketingut agresiv: kush nuk do të marrë oferta të padëshiruara mjafton të regjistrohet që të mos i marrë më ato.

Kjo do të sjellë më pak klientë potencialë të arritshëm dhe më pak punë për kompanitë call center.

Kjo është goditja e radhës, pasi në prill të vitit të kaluar hyri në fuqi ligji i ri i delokalizimit në Itali, i miratuar nga qeveria italiane në dhjetor 2016, që forcoi masat ndaj fenomenit ‘dumping’ në sektorin e call center, që kanë sjellë krizë në punësim dhe një rënie të vazhdueshme të marzhit të fitimit në Itali, ku një pjesë e madhe e vendeve të punës është transferuar në Shqipëri për shkak të avantazhit të kostos së fuqisë punëtore dhe njohjes së gjuhës italiane.

Ligji vendosi sanksione deri në 150 mijë euro për shkelje si mosdeklarimi i origjinës nga bëhet telefonata, mosruajtja e të dhënave, mosnjoftimi i delokalizimit, mosdeklarimi i numrit të punonjësve, transferimi i punonjësve etj.

Kjo bëri që shumë kompani italiane të frenoheshin për të sjellë punë te partnerët shqiptarë, duke vijuar vetë me kontratat ekzistuese dhe duke mos lidhur të reja.

Të mëdhenjtë nuk kanë pasur probleme

Sipas administratoritLorenc Goga ligji thjesht ka rregulluar një sektor që deri dje operonte në kaos total. Ishin kompanitë e vogla që sipas tij, vuajtën pasojat më të mëdha të ligjit.

Një call center quhet i vogël, bazuar mbi strukturën që ai ka, ofron shërbime inbound (thirrje hyrëse) apo outbound (thirrje dalëse), numrit të kontratave dhe bashkëpunimit me call center e tjerë në BE.

Megjithatë, aktorët e mëdhenj të tregut pranojnë se marzhet e fitimit të këtyre bizneseve janë ulur për shkak të konkurrencës së lartë, veçanërisht prej qendrave telefonike të vogla. Kontrollet prej shtetit italian, më së shumti janë fokusuar te kompanitë e mëdha.

Sipas Gogës, kontrollet po iu bëhen të mëdhenjve, veçanërisht shërbimeve inbound.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit