Prej muajsh në lidhje me aktorin indian, modelja shqiptare: Kur e morën vesh, prindërit më…

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 27.01.2018, 18:23

Ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve pas lidhjes me aktorin indian, por modelja Ilda Kroni ka rrëfyer të gjitha prapaskenat e historisë së tyre.

Partneri i saj, Ashish Kapoor është gjithashtu vëllai i aktorit kryesor të një prej telenovelave më të dashura për gjithë shqiptarët, “Sarasvatichandra”.

Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, modelja ka rrëfyer edhe për reagimin e prindërve të saj, kur mësuan për marrëdhënien me aktorin.

Ilda na tregon se si është të jesh pjesë e një tjetër kulture ndryshe nga e jona.

Prej disa muajsh tashmë bëri bujë lidhja juaj me aktorin indian. Si u njohët? Si lindi gjithçka?

Po, me Ashishin jemi njohur në një event nëpërmjet miqve të përbashkët, ku të gjithë darkuam së bashku. Gjatë darkës, mes meje dhe Ashishit kishte një tërheqje interesante. Ai ishte momenti kur gjithçka filloi.

Si e pritën prindërit tuaj lidhjen me aktorin indian? Kishin paragjykime apo mospëlqim?

Prindërit dinin çdo detaj që nga fillimi. Ata gjithmonë më mbështesin dhe besojnë në zgjedhjet e mia. Ashishi që në momentet e para ka folur me ta dhe tani janë shumë të lidhur.

I keni takuar prindërit e Kapoor? Si ishin ndjesitë e njohjes të një kulture ndryshe nga ajo që jeni rritur?

Po i kam takuar dhe sidomos me mamin e tij kam një lidhje shumë të veçantë. Kultura është shumë ndryshe nga ajo që unë jam rritur, por jam person që më pëlqen të mësoj kultura të reja. Në këtë mënyrë mëson më shumë gjëra të mrekullueshme për botën dhe “rritesh” shpirtërisht.

Në një nga intervistat e mëparshme Kapoor tha që ju dini të gatuani shumë mirë. A ka provuar ndonjë nga gjellët shqiptare? Ka ndonjë të preferuar?

Ashishit i pëlqejnë të gjitha gjellët, por në veçanti pëlqen më shumë gjellën më perime të mbushura, me kimë dhe oriz plus bakllavanë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit