Kupa e Botës hapet në Moskë më 14 qershor kur Rusia luan me Arabinë Saudite dhe mbyllet me finalen në kryeqytet më 15 korrik. Rregullat e rrepta të vizave të Rusisë bëjnë që të pezullohen përkrahësit me posedim të një bilete dhe një "Fan-ID" – kartën e lehtë zyrtare të identifikimit si tifoz të një grupimi ultras.
Moska, por jo vetëm, pasi të gjitha qytetet e mëdha ruse ku janë pozicionuar stadiumet për ndeshjet e botërorit pritet të kenë valë të madhe tifozësh nga e gjithë bota nga 14 qershori deri më 15 korrik.
Megjithatë, hotelet kanë menduar një zgjidhje praktike, bujtina të quajtura “apartament superior”, si një strehim masiv në formën e kampingut me 63 paund çmimi për shtrat, i cili mban 2 persona.
Kjo është alternativa me vlerën më të mirë për tifozët e Anglisë kryesisht, ku mund të strehohen në çadra dhe bujtina në një fushë nëntë milje nga stadiumi. Vendi i quajtur thjesht "Camping for Tents", është në periferi të fshatit Petrovo, në veri-perëndim të Kaliningradit.
Ky strehim bëhet fjalë që do jetë funksional për ndeshjen e Anglisë kundër Belgjikës me 28 qershor dhe ky objekt si një strehim alternativë përfshin WC dhe një kuzhinë portative që është huazuar nga Ushtria e Kuqe ruse.
Megjithatë, ende nuk dihet se kush janë pronarët e këtij kampi megjithëse tifozët kanë filluar të rezervojnë vendet e tyre në të.
Autoritetet ruse parashikojnë se turneu do të tërheqë të paktën 1.5 milionë tifozë të huaj të futbollit dhe kjo ka ndikuar që shumë hotele të rrisin çmimet në mënyrë stratosferike, prandaj ministria e turizmit ka nisur një hetim të gjatë rreth tyre.
Epo, me sa duket këta shtretër nuk do i lëvizë kush, kështu që nëse do udhëtoni në Rusi gjatë verës mbajeni mend si një vend të mundshëm për të futur kokën.