Zonja e Parë e Amerikës është tronditur me siguri jo pak nga skandali ku u përfshi bashkëshorti i saj president me pornostaren Stormy Daniels. Mediat shkruan se Donald Trump e kishte tradhtuar bashkëshorten kur ajo ishte në pritje të djalit, Barron, disa vite më parë.
Dëshmia e pornostares e përforcoi skandalin, por Melania Trump nuk e ka lënë me kaq.
Pas shpërthimit të lajmeve Melania ka vendosur të mos i bashkohet bashkëshortit për udhëtimin drejt alpeve zvicerane për mbledhjen vjetore të Davos. Thuhej se Melania do t’i bashkohej presidentit me grupin e sekretarëve të kabinetit për mbledhjen vjetore të miliarderëve, industrialistëve dhe investitorëve.
Zëdhënësja e saj tha për Daily Mail:
Lajmi erdhi pikërisht pas dyshimeve se Trump kishte një lidhje me pornostaren Stormy Danieles në vitin 2006.
Wall Street Journal ka raportuar se avokati i presidentit organizoi një pagesë prej 130 mijë dollarë para zgjedhjeve në një marrëveshje, që e ndalon të flasë për marrëdhënien seksuale.