Lionel Messi i ka qejf sfidat. Ylli argjentinas ësjhtë duke kaluar një moment fantastik te Barcelona pasi ka marrë për dore katalanasit drejt trofeve këtë edicion futbollistik.
Duke shkëputur për një moment vëmendjen nga kampionati, një televizion japonez sfidoi Lionel Messin në një provë të vështirë.
"Pleshti" duhet të godiste me top shenjën brenda një kohe të kufizuar.
Ai duhet të rrëzonte 20 tabela të shpërndara nëpër portë brenda 100 sekondave dhe rezultati?
Ylli i Barcelonës e bëri këtë brenda 82 sekondave.