Edhe këtë radhë lali Eri ia ka arritur qëllimit të duket si qytetari ekologjik dhe i thjeshtë duke shkuar në Kuvend me biçikletë.
Nuk e ka kursyer fasadën e tij të radhës të cilën është siguruar mirë që të fiksohet nga aparati fotografik.
Në mënyrë rastësore, pa e kuptuar as ai vetë dikush i ka bërë foto propagandës së tij.
Personat që ai ka patur shpeshherë protagonistë në fotot e tij, kanë qenë militantë të thekur të PS dhe jo qytetarë të rastit, fakte këto që janë zbuluar nga persona të afërt me të.
E ka kthyer Kuvendin në Teatër Kukullash, ku ai vetë është mjeshtri i tyre që i fut duart nga poshtë dhe i komandon lëvizjet për të kënaqur audiencën./ JOQ