Krimi i pasionit ku mbetën të vdekur dy të rinj ka tronditur sot Tiranën.
Viktimë e kësaj ngjarje mbeti 21-vjeçarja Ariela Murati nga Zharrëza e Fierit. Ajo u qëllua me 5 plumba nga studenti i Infermierisë 23-vjeçari Aldison Beluli.
Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme pranë Fakultetit të Mjekësisë dhe i shkaktoi trauma të gjithë të pranishmëve në momentin e vrasjes.
Beluli qëlloi fillimisht mbi vajzën e më pas mbi veten.
Shkaku që i mori jetën të resë ishte kërkesa për lidhje nga ana e djalit, por e refuzuar nga ana e saj. Autori pasi ka qëlluar me 5 plumba ndaj Ariela Muratit ka plagosur edhe veten.
Në banesën e të ndjerës në Fier nuk ka asnjeri, pasi të afërmit e saj janë nisur në Tiranë.
Fqinja e Ariela Muratit, Klodjana Tupa thotë se e ndjera ishte me nota të mira dhe nuk di të ketë pasur ndonjë lidhje. Ajo shprehet se nuk e njeh 23-vjecarin dhe sot ka mësuar që ata kanë qenë në një gjimnaz bashkë në Fier.
Ajo është shprehur për “BW” se: