Një 22 vjeçar shqiptar është gjendur i pajetë në Teverola të Casertës në Itali. Ai u vra me armë zjarri nga shoku i tij teksa të dy kishin hyrë në një shtëpi për t`a grabitur.
Sipas mediave italiane, viktima është Aurel Xhili, i njohur edhe më parë nga policia italiane.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së mërkurës ku dy të rinjtë, shqiptari dhe një shtetas bullgar hynë në shtëpinë e një italiani për ta grabitur.
Mirëpo, gjërat nuk kanë shkuar siç duhet pasi i zoti i banesës reagoi duke kundërshtuar autorët, gjest që solli edhe kundër-reagimin e bullgarit që nisi të qëllonte me armë zjarri.
Pronari i banesës u plagos në këmbën e djathtë, ndërsa bashkëpunëtori shqiptar u vra. Dyshohet se vrasja e Xhilit nga Tsvectomir ka qenë aksidentale.
Policia italiane arrestoi 37-vjeçarin bullgar Ivanov Hristov Tsvectomir si dhe 28-vjeçarin italian Clemente Cipresso i akuzuar si personi që bënte roje teksa grabitej banesa.
