Oriola Marashi njihet si një prej modeleve më seksi në vend, ndërsa me fotot e saj provokuese arrin të jetë gjithmonë pjesë e mediave rozë.
Së fundmi ajo ka njoftuar shqiptarët se duhet të ndjehen krenarë pasi do të përfaqësohen nga Oriola në BRIT Awards.
Pra përveç Dua Lipës e cila do të jetë pjesë e ceremonisë së muzikës britanike, në këtë festival do të marrë pjesë edhe modelja shqiptare.
Kjo pasi Oriola ka qenë pjesë e këngës "Mama" e Jonas Blue dhe Will Singe, këngë e cila është nominuar për çmimin e videos më të mirë.
Ajo ka shkruar në Insta Story:
Me sa duket Oriola sfidon Dua Lipën e cila është një nga këngëtaret më të pëlqyera të momentit në muzikën botërore dhe arrin të bëjë hite të suksesshme.