Ata janë një ndër çiftet “e vjetra” të showbizit duke shënuar disa vite lidhje e martesë, nga e cila kanë edhe një djalë të vogël, Joelin.
Por Ami dhe Ermal Mamaqi presin të bëhen sërish prindër, ndërsa deri më tani bukuroshja e ekranit ka preferuar të mos tregojë shumë rreth kësaj shtatzënie, duke mos postuar as foto të barkut të rrumbullakosur.
Por duket se një pjesë shumë të rëndësishme të jetës së tyre familjare na i zbuloi Ermali, i cili përmes një fotoje ka përshkruar me disa fjalë jetën e tij me Amin.
