E përdhunuar dhe prostitutë/Fierakja lind fëmijë pa njohur babain, gjyshja: Dua një sy t’i rris

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.01.2018, 12:20

Në çdo cep të vendit tonë duket se ka raste të tmerrshme dhe ekstreme të varfërisë dhe familje që luftojnë për të mbajtur frymën gjallë. Me historinë e dhimbshme të një familje nga Fieri ku mungon prezenca e mashkullit, jemi njohur ditën e sotme.

Bëhet fjalë për një vajzë, e cila në moshë të re u përdhunua. Ishte vetëm 13 vjeçe kur mori traumën e parë dhe më pas u dërgua në Itali, ku punoi për disa vite si punonjëse seksi. Si pasojë e marrëdhënieve jo të mbrojtura seksuale, erdhën në jetë dy fëmijë.

1

Vajza ka treguar në emisionin "Me zemër të hapur", se nuk e di se cilët janë baballarët e fëmijëve të saj, ndërsa sot ajo ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, e shtrirë në shtrat dhe pa asnjë mundësi për t'u kujdesur për të vegjlit, vajzë e djalë.

2

Për fëmijët e mitur të së resë, e cila nuk është identifikuar, kujdeset e ëma, Dallëndyshja 54-vjeçare.

Ajo është e verbër dhe e vetmja gjë që kërkon në emision është një sy që të mund të shikojë fëmijët dhe t'i rrisë ata, të mos i lejë rrugëve.

3

Dallëndyshja shprehet:

Dua të paktën një sy që të rris ata fëmijë. Nuk jam konsultuar asnjëherë me një mjek. Nuk e di sa përqind është shikimi im, që të them nëse bëhet apo nuk bëhet. Unë kam dy tre muaj pa paguar ujin dhe dritat. I zoti i shtëpisë do të më nxjerrë nga shtëpia ku jam me qira se unë 130 mijë lekë që mora kempin herën e fundit ia dhashë të gjitha vajzës. Ia lashë në senatorium se unë nuk i veja dot të kujdesesha për të".

Ajo ka rrëfyer ndër të tjera edhe marrëdhënien me bashkëshortin, me të cilin ka vite që nuk jeton, por që nuk kanë kryer divorcin.

5

Gruaja shprehet se ai nuk është kujdesur kurrë për të dhe të bijën, e madje, e bija thotë se po të kishte baba nuk do të ishte katandisur në këtë gjendje.

6

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit