E keni menduar ndonjëherë se cilit besim fetar i përkiste heroi i kombit, Gjergj Kastriot Skënderbeu?
Kjo pyetje mesa duket ka marrë përgjigje në Katedralen e Shën Gjergjit në qytetin e Fierit, gjatë një shërbesë përkujtimore për përvjetorin e vdekjes së Skënderbeut.
At Dhimitri ka befasuar të pranishmit duke renditur disa fakte dhe prova që sipas tij vërtetonin se Gjergj Kastriot Skënderbeu ishte ortodoks.
Sipas Atit, ai luftoi deri në fund të jetës së tij jo vetëm për mbrotjen e trojeve shqiptare, por edhe të mbarë krishtërimit.
Por nuk ka qënë i vetmi, pasi edhe Hirësia e tij, Nikolla mbështeti versionin e dhënë nga at Dhimitri për besimin fetar të Heroit tonë Kombëtar.