
Zakonisht Kryeministri Edi Rama përkujdeset që në takimet me popullin, të jenë të pranishëm vetëm simpatizantë, por duket se gjërat i kanë dalë jashtë kontrollit ditën e sotme.
Gjatë takimit me banorët e Rrëshenit, Rama është përballur si rrallë ndonjëherë "sy më sy" me hallet e verteta të popullit.
Një zonjë e ulur nga fundi i sallës i rrëfeu kreut të qeverisë se ishte e sëmurë me tumor dhe se shkonte çdo muaj në QSUT pranë pavionit të Onkologjik.

Ajo u ankua se aty përballej me vështirësi të shumta dhe i kërkoi sqarime për mungesën e barnave dhe shërbimit.
Zonja deklaroi se të sëmurët me tumor sillën vërdallë me burokraci të pafundme pavarësisht sëmundjes së tyre të rëndë dhe se askush nga administrata nuk u kthente përgjigje.
Rama nga ana tjetër u përgjigj se qeveria nuk ka mundësi të mbulojë të gjitha shpenzimet e kurimit të kësaj kategorie pacientësh që shtohen.