Lali Eri shkatërron parkun e ngritur nga Rama, policia “blindon” “7 xhuxhat” në Tiranë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.01.2018, 10:29

1

Parku që nga shumë persona në kryeqytet njihet si "Parku i 7 xhuxhave", i cili ndodhet mes rrugës së Elbasanit dhe Bulevardit "Gjergj Fishta", nuk ka për të qenë kurrë më siç e keni parë deri më tani.

2

Bashkia e Tiranës ka pasur një tjetër plan për këtë park dhe më konkretisht, ka vendosur ta modernizojë dhe të ndërtojë një tjetër park të ri, për të cilin, kompania Salillari do të marrë jo pak, por plotë 311 milionë lekë të reja me tvsh.

3

Kaq është vlera e ndërtimit të parkut të ri, i cili do të shuajë projektin e ndërtuar disa vite më parë nga Edi Rama, i cili ka funksionuar deri ditën e sotme. Siç mund ta shikoni edhe nga fotot e publikuara nga JOQ.al, policë të shumtë të bashkisë së Tiranës kanë blinduar mëngjesin e sotshëm hyrjen e "7 xhuxhave", duke mos lënë askënd të depërtojë.

Me fjalë të tjera, ka nisur sot prishja e gjithë parkut dhe në vend të tij, kompania Salillari do të ngrejë një tjetër park lojërash si dhe dy kate parking nëntokësor. Në total, parkimi do të garantojë 146 vende për automjetet.

5

Sipas parashikimeve të Bashkisë Tiranë parku i ri lojërave tek “7 xhuxhat” do të jetë gati në Dhjetor të vitit 2019 ose në Janar 2020.

Këndi ekzistues i lojërave tek rruga e Elbasanit u ndërtua në vitin 2001 nga Edi Rama dhe po prishet sot, në vitin 2018 nga Erion Veliaj, për të krijuar një park edhe më të shtrenjtë.

Ankesat për tenderin

firm

Për tenderin e fituar nga firma Salillari mbi këtë projekt ka pasur debate dhe pakënaqësi të shumta. Kujtojmë se Bashkia e Tiranës shpalli të pavlefshme ofertën e paraqitur nga kompania tjetër pjesëmarrëse “G.P.G COMPANY” shpk pasi nuk plotësonte kërkesat e përcaktuara në dokumentet e tenderit.

Kompania iu drejtua me një formular ankese Bashkisë së Tiranës duke pretenduar anësi gjatë vlerësimit të ofertës dhe subjektivizëm në përzgjedhje.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit