Një lajm i hidhur nga bota e artit këtë ditë, pasi solisti i parë i Ansamblit të këngëve dhe valleve shqiptare Rexhep Çeliku ka ndërruar jetë.

Sipas burimeve të para, Rexhep Çeliku, 63 vjeç, vuante nga një sëmundje e rëndë dhe u nda nga jeta në mëngjesin e sotëm rreth orës 02:30.

Vetëm para pak ditësh Çeliku u nderua nga presidenti me titullin “Nderi i kombit”, por mbante edhe titullin “Mjeshtër i madh”.

Çeliku do i mungojë skenës shqiptare dhe vështirë të zëvendësohet talenti i tij. Ai e filloi karrierën e tij si solist prej vitit 1976 dhe në reportorin e tij artistik numëron rreth 8 mijë shfaqje, ku ka interpretuar 32 mijë role brenda dhe jashtë vendit.

