Lidhja dhe fejesa me Pranvera Metollin u duk si një dashuri shumë “e zjarrtë” për aktorin e humorit Rezart Veleshnja.
Ai pati postuar shumë foto në krah të saj teksa nuk nguronte që të shkruante pas çdo imazhi të saj se e dashuronte shumë, duke e quajtur edhe si “Pranvera Veleshnja” dhe “jeta e tij”.
Por vetëm pak muaj pasi ata pohuan se ishin fejuar, Rezarti deklaroi se kjo lidhje kishte marrë fund.
E ndërsa nuk ka kaluar shumë, ai tashmë shihet sërish i lumtur dhe i dashuruar me një tjetër vajzë, identitetin e të cilës nuk e kishte bërë ende të ditur.

Ditën e sotme ai ka postuar një video dhe një foto teksa shihet në krah të vajzës brune, të cilët e quan “dashurinë e tij S”.

Çifti duket se këto ditë ndodhet me pushime në Gjermani.