
Getoar Selimi është padyshim një ndër reperët më të sukseshëm shqiptar, por bashkëshorti i Marina Vjollcës nuk mbetet prapa as kur bie fjala tek pasuria.
Nuk ka si mos të bjerë në syrin e publikut, gardëroba e tij prej pasaniku dhe aksesorët e shtrenjtë.
Edhe pse dasma ka muaj që ka kaluar, reperi duket se nuk ka ndërmend të ndalë shpenzimet, pasi sipas mediave kosovare, harxhon shifra marramendëse për pamjen e tij.
Geti u shfaq gjatë ceremonisë me një palë këpucë në ngjyrë të kuqe dhe të zezë, Dandelion Patent Degrade nga Louboutin në vlerë prej 675 euro.

Getin e shohim në klipet e tij me aksesorë të shtrenjtë. Zinxhiri i tij Versace Medusa Triple kushton jo më pak se 1600 euro.

Geasy njihet si adhurues i madh i markës Givenchy dhe një këmishë e fundit e tij nga kjo markë ka koston 829 euro.

Në një nga klipet e tij reperi spikati me pallton e tij në stil barok me kapelë, nga Versace që kushton 1995 euro, shkruan "Telegrafi".