
Kanë kaluar vite qëkur ish-kryeministri Fatos Nano ka dalë nga korridoret e politikës dhe as nuk ka tentuar më të hyjë në të, pasi edhe vetë e ka mohuar një rikthim në këtë arenë.
Por, ajo që bën sensacion është shfaqja e tij në publik dhe çuditërisht ende vazhdon të ketë një reputacion të pëlqyeshëm tek shqiptarët.

Prej vitesh në tranzicion, po të pyesësh njerëzit se kur ishin më mirë, shumë prej tyre do thonë që në kohën e Nanos. Anipse supozohet që me kalimin e viteve kemi bërë përpara, ose duhet të bënim përpara, në shumë fusha të shoqërisë.

Herën e fundit Fatos Nano është fotografuar në një lokal bashkë me Xhoana Nanon dhe fotografin Tori Pustina, ku ky i fundit ka postuar foton në rrjetet sociale.
Fotoja e fundit.
Përveçse është shëndoshur ca më shumë dhe është thinjur, Nano nuk është se ka ndryshuar shumë. Ashtu sikurse Xhoana, e cila vazhdon t’i ruajë hiret e saj.
