Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme pranë fshatit Nikel në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje për JOQ.al, disa persona kanë mbetur të lënduar.
Automjetet që janë përfshirë në aksident janë të tipit "Benz", "Golf" dhe një autobus i linjës Lezhë-Laç.
Shkaku i përplasjes nuk është bërë ende me dije nga burime zyrtare.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./ JOQ