Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në kryeqytet, ku një automjet ka përplasur nje zonjë në mesomoshë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, në rrugën "Dritan Hoxha".

Zyrtarisht mësohet se mjeti me targë TR 7904 I, me drejtues R. K., ka aksidentuar këmbësoren H. B., 55 vjeç, e cila u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme, ndërsa më poshtë gjeni pamjet e siguruara nga JOQ.al.
