Të kalosh ndërrimin e viteve në burg është një ndër vendet më të këqija ashtu sikurse bashkë me spitalin dhe nuk ia urojmë kujt këtë.

Bëhet me dije pasditen e sotme ka nderuar jetë një 60-vjeçar në burgun e Zaharisë.
I burgosuri me mbiemrin Pashaj (emri nuk bëhet ende i ditur) ishte nën trajtim mjekësor të detyruar pasi kishte shfaqur probleme që prej ditës së djeshme.

Zaharia është burg ku vuajnë dënimin persona me aftësi të kufizuara.
Ndërkohë, nuk dihet ende se cilat janë shkaqet specifike të vdekjes së 60-vjeçarit.