Historia e “Hirushes” që prostituohet në Tiranë: Familja donte të më vriste

Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 31.12.2017, 19:11

Ka zgjedhur të quhet Hirushja për të mos e treguar identitetin e vërtetë, pasi frika se mos i ndodh diçka e keqe, nuk e lejon.

kjo është historia e një transgjinori i cili jeton në Tiranë, dhe së bashku me një grup tjetër transgjinorësh kanë një stacion të tyre në Bulevardin Zogu i Parë në Tiranë, ku presin por ndonjë klient.Hirushja-933x445 (1)

Në një intervistë për “Klan plus”, Hirushja ka pranuar të rrëfejë historinë rij të dhimbshme dhe refuzimin nga familja:

Më dëbuan nga shtëpia, vëllai tha që do të të vras. Vëllezërit e mi ishin duke kërkuar se ku isha. Nga frika e madhe u largova nga imponimi i njerëzve dhe nga paragjykimi. Bëja shumë gjëra, penalizoja veten, shkoja deri aty sa thoja: “Pse vetëm unë jam në këtë botë?! Nuk ka tjetër?!” dhe tentoja të vetëvritesha”.

auto_femrat-620x3301412269673

Por si i kontaktojnë klientët atë dhe grupin tjetër:

Fillimisht klientët kontaktojnë në rrjete sociale, e më pas lënë takimet në vende të ndryshme. Klientët janë nga më të ndryshmit. Ka nga ata klientë që janë më pozitë, ka edhe nga ata që janë njerëz të thjeshtë. Pastaj vijnë personat që përdorin edhe lëndë narkotike. sha duke ecur dhe më tha: “Hip në makinë”. Hipa në makinë dhe nuk kisha mundësi të flisja. Në momentin që i tregova që jam transgjinore me gjuajti nga barku, aty nuk e mbajta dot më veten edhe i gjuajta. Ka disa raste që shoqet e mia kanë marrë goditje nga policia. Në një rast, një police femër mori shkopin e gomës dhe filloi të qëllonte mbi një shoqen time dhe ta ofendonte me fjalë vulgare”.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit