
Ish-kreyministri Sali Berisha është padyshim një ndër personazhet më karizmatik të politikës shqiptare, duke u imituar kështu nga një sërë aktorësh.
Por i fundit që është përpjekur ta imitojë ka qënë Drilon Hoxha, i cili madje në finalen e emisionit "Dance With Me” e ka takuar ish liderin e Partisë Demokratike në zyrën e tij.
Mësohet se aktori i maskuar si Sali Berisha dhe vetë ish-kryeministri kanë patur një takim të ngrohtë dhe të karakterizuar me shumë të qeshura batauta dhe nota humori
Doktori nga ana tjetër shprehu simpatinë dhe mbështetjen për të dhe partneren Kristina Baku.
Theksojmë se imituesi historik i ish-kryeministrit ka qënë Agron Llaka, "talent" të cilin e ka trasheguar së fundmi edhe Rezart Veleshnja.