I vetëm për Krishtlindje, burri var veten brenda në shtëpi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.12.2017, 16:24

foto il

Një burrë i moshës 56-vjeçare është gjetur pa jetë në banesën e tij ditën e sotme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës, ku 56-vjeçari është gjetur i varur në shtëpinë që ndodhej në vendin e njohur si Ura e Mbrojtjes.

Deri më tani nuk dihen detaje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë në këtë ditë Krishtlindjeje.

Pak kohë më parë burri ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij dhe dyshimet paraprake 'kanë të bëjnë me gjendjen depresive nga e cila ishte përfshirë burri kohët e fundit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit