
Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës ditën e sotme. Ervin Tavanxhi, siç mësohet në rrugë zyrtare, vidhte pasqyra, navigator, bateri dhe pjesë të tjera të mjeteve të ndryshme.
Ai akuzohet për një sërë veprash të tjera penale dhe kriminale që kanë të bëjnë me prodhimin dhe kultivimin e lëndëve narkotike si dhe vjedhje sendesh të tjera.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Nr.3, në vijim të punës intensive për parandalimin, zbardhjen, dokumentimin ligjor të autorësisë për disa vjedhje të ndryshme të ndodhura më parë, është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi :
Ky shtetas më datë 23.12.2017, në rrugën “Myslym Shyri”, me kryqëzimin e rrugës “Vangjush Furxhi”, është kapur në flagrancë duke vjedhur me thyerje navigatorin e mjetit tip “Benz”, në përdorim të shtetases M. M., 30 vjeçe, banuese në Tiranë.
Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve ndodhura si më poshtë:
Më datë 12.12.2017, në rrugën e “Bogdaneve” dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e një automjeti Benz.
Më datë 24.10.2017, në rrugën e “Vangjush Furxhi”, dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e mjetit tip Benz.
Me datë 23.08.2017, në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet se ka vjedhur aksesorë dhe navigatorin e mjetit tip Benz.
Me datë 23.08.2017, në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet se ka vjedhur aksesorët dhe navigatorin e mjetit tip Golf.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet:
Një kaçavidë, 1 grup me 7 çelësa, 1 patentë, kartëmonedha, e sende të tjera.
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe për disa vjedhje të tjera që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “vjedhjes së kryer më shumë se një herë”, parashikuar nga neni 134 / 3 i Kodit Penal