Kush është 20 vjeçari i tmerrshëm shqiptar që kapi FBI-japas vrasjes në Lazarat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.12.2017, 16:33

basha

Oficeri i vrarë, Ibraim Basha

Ruhan Hiraj, një prej autorëve të vrasjes së oficerit të Reneas në qershor të vitit 2015, gjatë aksionit në Lazarat, është kapur dhe më pas është arrestuar nga FBI.

20-vjeçari Hiraj ka lindur në Gjirokastër. Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendimin nr. 495, datë 24.11.2015, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale të “Vrasja e punonjësve të Policisë Shtetit” e kryer në bashkëpunim, “Vrasja e punonjësve të Policisë Shtetit e mbetur në tentativë” , “Prodhim dhe mbajtja e armëve luftarake” dhe “ Prodhim, shitje e lëndëve narkotike”.

Në 24.06.2015, forcat speciale RENEA janë futur/kanë ndërhyrë në fshatin Lazarat, Gjirokastër pas një informacioni për të shtëna me armë nga persona të panjohur.

Gjatë ndërhyrjes i arratisuri bashkë me persona të tjerë ka vrarë me armë zjarri punonjësin e policisë Ibrahim BASHA si dhe ka tentuar të vrasë 5 punonjës të tjerë policie.

ZQK Interpol Tirana, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, janë duke kryer të gjitha veprimet për ekstradimin sa më shpejtë të jete e mundur të shtetasit Ruhan HIRAJ drejt Shqipërisë.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit