Besojeni ose jo, shumë nga të famshmit që i shohim përditë në mediat tona, kanë një binjak me të cilët kanë edhe lidhje të veçanta.
Emra të njohur si Scarlett Johansson, Vin Diesel, Ashton Kutcher etj., kanë gjysmën e tyre që mban një profil të zakonshëm, por ka edhe të tjerë që i kanë binjakët personazhe të njohur të ekranit.
Më poshtë ju radhisim tetë figura të famshme që ju nuk e keni ditur se kanë një binjak:

1.Vin Diesel, emri i vërtetë i të cilit është Mark Sinclair Vincent, ka një vëlla binjak i cili gjithashtu i përket botës së kinematografisë.

2.Scarlett Johansson, një nga fytyrat më të njohura të Hollivudit ka një vëlla binjak me emrin Hunter, i cili shpesh e shoqëron në tapetin e kuq. Ai punon me organizatat bamirëse dhe ndihmon fushatat politike.

3.Parker dhe Christopher Posey. Vëllai binjak i aktores Parker Posey ka një karrierë të ndryshme me atë të motrës së tij. Christopher thuhet se merret me zbatimin e ligjit në Atlanta.

4.Kiefer Sutherland është një djalë shumë i pëlqyer, për shkak të roleve të tij si aktor. Por shumë pak e dinë se ka një motër binjake që quhet Rachel, e cila punon si mbikëqyrëse në një kompani prodhimi.

5.Ashton Kutcher, aktori dhe investitori i njohur ka një vëlla të quajtur Michael, i cili ka kryer një transplant zemre që kur ishte 13 vjeç. Aktori shpesh ka bërë thirrje për barazi, duke marrë si shembull vëllain e tij me të cilin thotë se u krijua njëlloj.

6.Supermodelja Gisele Bündchen ka një motër binjake të quajtur Patricia, e cila është menaxhere e së motrës. Pavarësisht se e motra është një nga figurat më të njohura të shoëbizit, Patricia ia ka dalë të qëndrojë larg famës.

7.Binjakët identikë Jon dhe Dan Heder u rritën në një familje mormonesh në Utah dhe studiuan në Universitetin Brigam Jang. Pas kolegjit, Jon shkoi për aktrim dhe Dan u bashkua me industrinë e argëtimit. Ai ishte një animator në filmin e filmit Monster House të vitit 2006.

8.Cali Brittany dhe Cynthia Daniel. Aktorja ka një motër binjake jo aq të panjohur. Cynthia tani është një fotografe e njohur.