Legjendat e boksit shqiptar, Ismail Keta dhe nipi i tij, Ferhat Keta kanë qenë të ftuar në emisionin "Xing me Ermalin".
Gjatë intervistës, ata kanë treguar një incident të ndodhur në ring në fund të ndeshjes ku Ferit Keta "rrëmbeu" titullin kampion të Gjermanisë.
Menjëherë pas fitimit të titullit nga talenti shqiptar, trajneri i dytë i kundershtarit gjerman Toni Thes futet në ring dhe tenton të godasë me grusht Feritin, me këtë të fundit që largohet duke mos reaguar.
Por sulmit iu përgjigj trajneri i Feritit, me Gjetan Ketën që futet në ring dhe godet homologun e tij gjerman, duke e hedhur në parket.