Dhuna në fushë, Komisioni i Disiplinës merr vendimin drastik për Këlcyrën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.12.2017, 18:50

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka marrë sot pas dy ditësh shtyrje vendimin për dhunën e ushtruar në ndeshjen e Kategorisë së Dytë mes Përmetit dhe Këlcyrës.

Komisioni ka vendosur të përjashtojë për pjesën e mbetur të kampionatin klubin e Këlcyrës për dështim ne përmbushjen e përgjegjësive duke cenuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe shkelje të rënda të kryera nga stafi teknik dhe lojtarët e këtij ekipi duke shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të lojës në ndeshjen kundër Përmetit.

Gjithashtu, dënimi të ashpra kanë marrë dhe tre lojtarë të kësaj skuadre që janë përjashtuar përgjithmonë nga futbollit, ndërsa disa të tjerë janë dënuar me një pezullim të gjatë nga aktivitetet sportive.

Më poshtë vendimet e Komisionit të Disiplinës në lidhje me klubin e Këlcyrës.

KF “Këlcyra”, për dështim ne përmbushjen e përgjegjesive duke cënuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe shkelje të rënda të kryera nga stafi teknik dhe lojtarët e këtij ekipi duke shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të lojes në ndeshjen kundër KF “Përmeti”, në bazë të nenit 12/1/f ,28, 49/5, 58/2, 65/2,65/4 dhe 66/3/c) të KDS, përjashtohet nga gara për pjesën e mbetur të Kampionatiti për sezonit futbollistik 2017/2018.

Ndeshja kundër KF “Përmeti”, deklarohet e humbur në tavolinë me rezultatin 3 me 0.

Zyrtari i KF “Këlcyra”, Robert Spahiu , për kërcënim,nxitje të akteve të dhunës ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 200.000 (dyqind mije) Lek. Në bazë të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.

Lojtaret i KF “Këlcyra”, Entilion Kamberi, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/b të KDS, dënohet përgjithmon nga pjesëmarrja në çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i KF “Këlcyra”, Renis Spahiu, për dhunë ndaj zyrtarin të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/b të KDS, dënohet përgjiithmon nga pjesëmarrja në çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i KF “Këlcyra”, Kamber Kamberaj, për dhunë ndaj zyrtarin të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/b të KDS, dënohet përgjithmon nga pjesëmarrja në çdo aktivitet futbollistik.

Lojtari i KF “Këlcyra”, Fatjon Sakollari, për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1.b të KDS, dënohet me 24 (njëzetekatër) muaj pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Këlcyra”, Meleq Xhakollari, për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1.b të KDS, dënohet me 24 (njëzetekatër) muaj pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Këlcyra”, Fredi Kamberi për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1.b të KDS, dënohet me 24 (njëzetekatër) muaj pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i KF “Këlcyra”, Kristi Koshi, për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/1.b të KDS, dënohet me 24 (njëzetekatër) muaj pezullim nga aktiviteti.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit