Denoncimi: Fshati rrezikohet nga lumi Osum, Bashkia kontribuon për përmbytje

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 15.12.2017, 18:42

25348369_919354598225448_3980057790357862336_n

Në një kohë kur parashikohen reshje të shumta shiu dhe përmbytje në vend, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari nga fshati Velabisht.

Ai ankohet se banorët e zonës janë në një situatë kritike nga reshjet, ndërsa denoncon punonjësit e Bashkisë se po kontribojnë për përmbytjet.

Sipas tij, punonjësit me mbështetjen e kryetarit të Bashkisë kanë vënë skarpa dhe mjete të rënda në njërën anë të lumit, me qëllim që të përmbyten tokat në krahun tjetër.

Postimi i ish-kryeministrit:

Osumi dhe Bashkia permbysin fshatin Velebisht!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
“Zoti Berisha jeni nderi i ketij kombi, jemi ne gjendje kritike fshatin Velabisht dhe rrethinat e tij po permbyten nga lumi Osum. Bashkia ka vene skarpa e mjete te renda per te mbushur me dhera krahun tjeter te lumit, per te permbytur tokat tona me mbeshtetjen e kryetarit e Bashkisë. Ju lutem ta ngrini si problem, kemi vajtur kudo dhe s'kemi patur zgjidhje.me respekt ...”

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit