“Jua them unë pse Arditi e komplimentoi Erionin gjatë spektaklit”, flet anëtari i Këshillit Bashkiak

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 11.12.2017, 13:23

Ndonëse kanë kaluar dy ditë nga finalja e spektaklit muzikor “Kënga Magjike”, me sa duket na paska shpëtuar një detaj në dukje i vogël por që peshon sa gjithë mendësia e këtij vendi.

Me gjasë të gjithë e vutë re se me sa pathos e prezantoi Ardit Gjebrea kryetari e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ishte i ulur pranë Aleksandër Frangaj dhe presidentit Meta. E po me aq pathos e falënderoi stafin e bashkisë për punën që kishin bërë për mundësimin e spektaklit në fjalë, se ç’punë kishte bashkia aty nuk dihej por u ashtu u tha.

Është anëtari i Këshillit Bashkiak të PD-së, Fabian Topallaj, i cili ka zbuluar se çfarë qëndron pas elozheve të Gjebreas për Veliajn.

Fabian Topallaj shkruan se Erion Veliaj i ka punësuar djalin Ardit Gjebresë, Jonin.

Topallaj shkruan në Facebook:

S’bëhet për vendin e punës të çunit jo. S’ka faji që e mburr dhe e mbulon me komplimenta, njësoj si Lali Eri, Ardit Gjebrea është i gatshëm të bëjë gjithçka për ca para më shumë. Këta burrat që mund të bëjnë çdo gjë për para janë trima të mëdhenj, se burri që s’ka frikë nga legenosja e vetes, s’duhet të ketë frikë nga asnjë gjë tjetër. Vetëm atë historinë e komplimenteve për stafin e Lali Erit ja mirëkuptoj, se përveç të tjerave, Veliaj i ka marrë dhe çunin në punë Arditit, por kjo është një qokë e vogël në krahasim me të tjerat që i lidh këta lloj “burash” të kuptohemi.”

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit