Shumë nga politikanët shqiptarë janë munduar gjithmonë ta mbajnë jetëm private sa më larg syve të publikut, deri në momentin që "ju është nxirë" faqja nga fëmijët e tyre.
Rebel, gjaknxehtë, të pabindur, apo thjesht ndryshe nga prindrit e tyre, këta të rinj ka kanë treguar dicka të rëndësishme: fëmijë politikanësh ose jo, ata bëjnë gabime si të gjithë të rinjt e tjerë shqiptarë.
Mund të themi se gjithcka filloi me djalin i ish-deputetes Luiza Xhuvani dhe regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani.
Konstandini Xhuvani vrau 4 persona në një lokal nate rreth 100 metra larg Ambasadës Amerikane në Tiranë.
26-vjeçari Xhuvani u arrestua nga policia ndërsa tentonte të largohej nga vendi i krimit.
Ai i mori 19-vjeçarit Arbër Demiraj, djali i ish-prokurorit Skënder Demiraj, Edison Jahos, Enea Xhaj dhe shtetasit italian Giampaolo Azzola.
Por në telashe të mëdha është gjetur edhe kryeprokurori Adriatik Llalla , pasi të gjitha mediat iu vërsulën vajzës së tij 17 vjeçare për shkak të jetës së luksit që shfaqte në rrjetet sociale.
Eni Llalla u konsiderua si një adoleshente që lundronte mbi miliona dhe bën një jetë të shthurur rrethuar nga një luks ekstravagant.
Ajo shfaqej me 2 makina të shtrenja ”Range Rover” dhuratë nga babi, të cilat kushtojnë 78 mijë euro të dyja. Vajza e Llallës megjithese minorene adhuron shampanjat dhe vodkat e shtrenjta e çdo fundjave respekton shoqërinë e saj duke shpenzuar jo më pak se 2 mijë euro nëpër clube.
Por Llala nuk është i vetmi, pasi edhe ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Njishani, është përballur me një situatë të ngjashme, për shkak të mbesës së tij.
Mbesa e Nishani ka bërë mbarë vendin të flasë për të përmes fotove të saj mjaft provokuese.
25-vjeçarja Beniada Nishani ka realizuar një sërë setesh fotografike që të lenë pa frymë.
Ajo shfaqet totalisht nudo duke provokuar. Bukuroshja e cila ka lindur në qytetin e Durrësit prej kohësh njihet në Itali si personazh i njohur.
Këtu nuk ka asgjë të keqe sigurisht, por gojët e liga kanë marrë shkas për të "nxjerrë helm" kundër Njishanit dhe familjes së tij.
Por rasti më i rëndë erdhi ditën e sotme, pasi vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka u vra në makinën e tij, në afërsi të banesës.
48-vjeçari Aleksandër Ndoka nuk kishte precent penale, por konflikte në familje ka patur djali i tij Samuel Ndoka.
Ky i fundit, vetëm 19 vjeç u përfshi në një sherr që përfundoi në kanosje me armë zjarri ndaj një aktivisti të LSI në zgjedhjet e 25 qershorit në qarkun e Lezhës.
Por ky nuk është konflikti i parë i Samuel Ndokës, që u arrestua në datë 28 tetor në Tiranë me një pistoletë me 7 fishekë, pasi ai është një emër i njohur për policinë.