Çudit ish-trajneri i Kombëtares shqiptare: Skënderbeu luan më mirë se Milani në Europë

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09.12.2017, 14:03

hafozo-470x314Kriza e Milanit është duke u komentuar edhe nga analistët e studiove shqiptare.

Është ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Astrit Hafizi i cili ka bërë një krahësim të çuditshëm me ekipin italian.

Ai i ka thurur elozhe skuadrës shqiptare së Skënderbeut për ecurinë e suksesshme në Ligën e Europës.

I ftuar në emisionin “Gol pas Goli” 64-vjeçari nuk ka ngurruar të bëjë një krahasim të lojës së korçarëve me atë të Milanit.

“E them me bindje se Skënderbeu ka bërë lojë më dinjitoze se skuadra e Milanit në Ligën e Europës”, u shpreh Hafizi në emisionin.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit