Islanda është një prej vendeve ku krimi nuk njihet më si term pasi nuk ka ngjarje që e jetësojnë këtë fjalë.
Mirëpo, një shqiptar është vrarë në mes të kryeqytetit islandez dhe jo nga të huaj, por nga 2 shqiptarë tjerë.
I vrari është Klevis Sula, 20 vjeç me origjinë nga Skrapari dhe vrasja e tij në Rejkjavik mori vëmendje të madhe nga mediat lokale të Islandës dhe gjithashtu u publikua edhe në faqen zyrtare të autoriteteve policore.
Klevis Sula u qëllua me thikë nga dy shqiptarë pranë një monumenti kulturor në sheshin qëndror të Rejkjavikut në mëngjesin e 3 dhjetorit dhe nuk mundi dot t’i mposhte plagët duke u ndarë nga jeta në spitalin Land Spitalaium, ku po mbahej në jetë përmes aparaturave.
Policia tha se kapi autorin, i cili nuk dëshmoi dot në daljen e parë përpara gjykatës për arsyet e agresionit për shkak të gjendjes së rënduar psikike, ndërsa do të dalë sërish përpara gjykatës së Rejkjavik në 15 dhjetor 2017.
Është portali “Çorovoda Online” , e cila referuar një shkrimi të pasdites së djeshme (8 dhjetor 2017) në portalin “Visir.is” ku pasqyrohet lajmi i ndarjes nga jeta të një prej viktimave të agresionit të fundjavës që lamë pas.
Me një titull të fortë Visir pak pas orës 18:09 shkruante "Vdes një nga të rinjtë që u qëllua me thikë në Austurvelli" .
Menjëherë pas lajmit të ndarjes nga jeta, në rrjete sociale kanë qenë bashkëmoshatarët ata që kanë treguar dhimbjen e ndarjes nga jeta të Klevisit duke i dedikuar fjalë zemre dhe pikëllimi. Prej ditësh në fakt, thuajse gjithë qyteti i vogël i Çorovodës ka qenë sy e vesh nga ngjarja.
Motra e Klevisit shkruan në Facebook statusin prekës: