Të gjithëve na ka ndodhur që të dashurohemi me një objekt të caktuar sapo e kemi parë në vitrinën e një dyqani.
Dikush dashurohet me një veshje ndërsa të tjerë me sende shtëpiake apo bizhuteri. Por, për asnjëri prej nesh nuk do e kishte menduar që të fejohej me objektin që kemi blerë.
Por, duket se dashuria me sendet ekziston. Kjo pasi një grua britanike ka në plan që të fejohet me ambazhurin që ka blerë “online”, të cilin e puth dhe e përqafon gjatë gjithë kohës.
33-vjeçarja Amanda Liberty nuk e ka problem diferencën e moshës (ambazhuri është 57 vite më i vjetër se ajo) me atë që e quan “Lymier” dhe që e ka blerë për 500 dollarë në vitin 2016.
Amanda thotë:
Më pas Amanda rrëfen:
33-vjeçarja ka dhe 24 llambadarë të tjerë, me të cilët, sipas saj, është në një “marrëdhënie të hapur.
Ajo thotë:
Daily Mail ka publikuar imazhet se si ajo kujdeset për ambazhurët e saj. Amanda u dashurua për herë të parë me një ambazhur në moshën 14-vjeçare. Më pas statuja e lirisë ka qenë frymëzim pasioni për të derisa u shfaq "Lymierin", ambazhurin 57-vjeçar.