Ky është Olsi, ekselenti nga Tirana që e vranë në SHBA

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 05.12.2017, 12:29

Merols Mukaj është 21-vjeçari shqiptar i cili u qëllua me 3 plumba në Filadelfia nga një 24-vjeçar me precedentë të mëparshëm penalë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të Universitetit Drexel në bllokun 3500 të Lancaster kur ai ishte duke debatuar me të fejuarën e tij Sam Door.

I riu u transportua për në spital, por nuk mundi t’i bënte ballë plagëve të marra.

Sipas dëshmisë të mikut të tij, Enisit, i cili ishte dhe prezent në ngjarje, e fejuara ishte hedhur mbi trupin e tij dhe nuk lejonte policët ta preknin.

Autori 24-vjeçar është vënë në pranga pasi mbi të rëndon akuza e vrasjes.

Familja e Merolsit gjendet ende në shok nga ngjarja.

Dhimbja që ata po përjetojnë është jashtëzakonisht e madhe pasi nuk kuptojnë se pse pikërisht djali i tyre mbeti viktimë për hiç gjë, kur ishte aq i përkushtuar ndaj mësimeve, një djalë shembullor.

Ekskluzivisht për JOQ.al, ka shkruar djali i xhaxhit të tij, i cili rrëfen se e fejuara e Olsit nuk ka patur dorë në ngjarje dhe deri më tani ata kanë mësuar nga policia se vrasësi ishte problematik, por arsyeja pse e ka ekzekutuar atë nuk është mësuar ende.

Djali i xhaxhait të Merolsit deklaron për JOQ:

Pershendetje!! Me dhimbje te madhe po ju shkruaj, jam djali i xhaxhait te Merols Mukaj. Asnje arsye nuk ka pasur per te vrare Olsin pasi ai ishte nje person me shume vlera edhe me arritje te medha ne mësime (nese do ishte kjo arsye). Shikonte punet e tij madje ka pasur raste ka ndenjur nga 2 dite pa buke edhe nuk na ka lajmeruar (e ka gjetur nena e vet kur shkoi ne USA). Nuk dime se cfare arsye mund te kete patur ai psikopat per te vrare nje njeri te tille, ndoshta e vrau se i shkrepi atij ose ndoshta kishte dal per te vrare dhe i ra per pjese Olsit. Sa per te fejuaren normalisht qe nuk ka patur dore, deri me tani nga policia dime qe vrasesi ka qene problematik edhe me pare. Se dimë cila ishte arsyeja, as ai vete nuk besoj ta kete ditur.

Olsi studionte në gjimnazin Qemal Stafa në Tiranë dhe përshkruhej si një djalë i qetë që shikonte punët e tij dhe nuk ngatërrohej me të tjerët.

Ka kaluar një javë nga vdekja e tij dhe trupi nuk ka mbërritur ende tek familja e të ndjerit, ata kërkojnë përshpejtimin e procedurave që trupi të mbërrijë sa më shpejt.

Ai rrëfen me fjalë prekëse dhimbjen e madhe që po kalon familja e Merolsit:

Ne humbem shume aq shume saqe asgje sdo e zvendesoj ate pasi ai ishte i pazvendesueshem!! Nje djal qe studimin kishte primaren absolut ne cdo aspekt humbe jeten nga nje idiot !! Nje idiot qe na shkaterroj totalisht,akoma se kemi besuar pasi akoma s'na ka ardhur trupi i tij. U be kaq dite qe jemi te shokuar, kaq dite me shpresen se do te na bjeri telefoni per te na then: Olsi eshte gjalle!! Por jo. Ai s'ktheht me se besoj qe po e them por ju lutem na mbeshtesni. Mbeshtetni nje student ekselent ku humbi jeten ne Usa, mbeshtesni nje shqiptare fundja nje djal te ri qe edhe pse i mori jeten i hodhi dhe balt nje kriminel ne amerik por drejtesia del heret a vone, mbeshtesni nje familje qe sakrifikoj gjithcka per studimet e te birit dhe biri vete po kthehet me arkivol. Kjo familje akoma ska lare borxhet qe moren per shkollimin e Olsit e aq me teper te marin trupin e tij qe kushton aq shume saqe... ehh more njerez ju lutem behuni bashk sikur edhe 100 lek do jete ndihme..!! Miqte e Olsit ne Usa kane hapur nje llogari dhe po ndihmojne familjen sado pak ju lutem shperndajeni kete llogari qe eshte hapur pasi jo vetem dhimbja eshte e madhe por edhe mundesia ekonomike. Ju lutem bejini share se u be 1 jave qe Olsi ka vdekur edhe nuk dihet kur do na vij. Shume faleminderit per perkrahjen!! Faleminderit! Ju lutem nese keni mundesi shperndajeni vetem per shqiptaret qe jetojn ne USA, vetëm ata mund te na ndihmojne.// JOQ.al

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit