Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë emisionit “n’Kosova Show” ku i ftuar ka qenë një 19-vjeçar për të treguar aftësitë e tij rreth magjisë dhe hipnotizimit.
Ai ka rrëfyer se veç magjisë di pak edhe rreth hipnotizimit dhe ka mundësi “ti vërë në gjumë” njerëzit. Ai i ka propozuar gazetarit që t’i bëj një provë, e ndërsa ky i fundit edhe pse pak i frikësuar ka pranuar.
Gjatë trukut, pasi e ka goditur pak në ballë ka arritur ta hipnotizojë duke i ngrirë edhe trupin. Ndërsa gazetarin e pavetëdijshëm e kanë vendosur ndërmjet dy karrigeve, i riu për të vërtetuar se trupi ishte vërtetë i ngrirë, i ka hipur sipër.
Publiku në studio ka mbetur i shtangur, ndërsa pak sekonda më vonë ai e ka përmendur gazetarin sërish.
(Ndiqni videon në minutën 1:57)