Për banorët e Novoselës në Vlorë duket se vuajtjet nuk kanë fund. Pasi u përmbytën, banorët vuajnë mungesën e energjisë elekstrike por edhe të ujit të pijshëm. Një njoftim i ujësjellës Kanalizime Vlorë, bën me dije se për shkak të mungesës së energjisë elektrike për shkaqe sigurie të jetës së banorëve të Novoselës dhe fshatrave të kësaj Njësie Administrative si pasojë e përmbytjeve nga dalja e lumit “Vjosë” nga shtrati, ka patur anomali në drejtim të furnizimit me ujë të pijshëm.
Ujësjellës Kanalizime, kërkon të mos konsumojnë ujin për ta pirë apo për gatim. Deri në një njoftim të dytë, uji mund të përdoret vetëm për shërbime komunale apo vetjake, por e theksojmë që, kategorikisht jo për tu pirë apo për gatim.
Njoftimi i Ujësjellës Kanalizime Vlorë: