Të gjithë e mbajnë mend filmin “Unë, ti dhe Kasandra”, i cili ishte një realizim që theu barriera me tematikën që trajtonte për shoqërinë tonë.
Po ashtu edhe aktorin kryesor Neritan Liçaj, i cili luante rolin kryesor të djalit që quhej Gent dhe për këtë rol Neritanit i është dashur të sakrifikojë goxha.
Genti ishte një personazh i rrethuar nga ngjarje të rrëmbimshme, e për këtë aktori shqiptar në një intervistë për “Urbanusblog” ka rrëfyer se i është dashur të konsumojë edhe hashash vetëm që të përjetonte atë që një përdorues hashashi ndjen.
Po mesa duket organizmi i tij nuk e pranon, pasi siç na tregon Neritani duke qeshur, thjesht piu pak e ka nxjerrë zorrët dhe nuk ka pasur më ndërmend që ta provojë, asnjë moment të vetëm.
Megjithatë përveç provimit të hashashit, ai tregon se nuk ka qenë shumë e vështirë që ta realizonte atë rol në madhështinë e tij, pasi ishte një realitet që tashmë e jetonin.
Të rinjtë intelektual ishin ata që kishin filluar ta pinin të parët dhe të ishin përdorues të rregullt, ndaj ishte një realitet i prekshëm. Shqipëria sapo kishte dalë nga ndrydhja dhe po mundohej të kopjonte botën perëndimore dhe kjo ishte një nga ato kopje.
Neritan Liçaj thotë:
“Unë, ti dhe Kasandra” ka ardhur aq afër publikut sepse ishte diçka që po e përjetonim të gjithë si shoqëri, ndaj edhe ndikimi ishte më i madh dhe u pëlqye aq shumë.