Videoja në “Le Iene” ju shkrin së qeshuri, Gattuso thotë “Forca Inter”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 29.11.2017, 22:18

Gennaro Gattuso është njeriu i momentit në Itali. Ish-mesfushori dje u prezantua si trajneri i ri i Milanit, skuadër e cila gjithnjë ka ngjarje që pushtojnë mediet.

Ish-kampioni i botës në mbrëmje është "ngacmuar" nga gazetarët e emisionit "Le Iene", ku i ka befasuar të gjithë me batutat e tij.

Në fillim, Gattuso u shpreh:

Paraardhësi im mendoj se nuk gaboi. Ndonjëherë thjesht duhet pak fat, sidomos kur vijnë lojtarë të rinj. Presidenti kinez ende nuk më ka marrë në telefon".

Në fund, duke lexuar në kinezçe “Forca Milan”, Gatusso është tallur nga gazetarët, sepse aty, në fakt, shkruhej “Forca Inter”. Reagimi i tij ishte ai i përhershmi: nja dy shpulla dhe ciao!

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit