I dëmtuar rëndë dhe i mbështjellë i gjithi me fashë, Florjani tmerron fansat me foton nga spitali

Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 28.11.2017, 20:36

Florian Binaj në spital me dëmtime të rënda dhe i mbështjellë i gjithi me fasha, kanë qenë këto foto që futën në panik ndjekësit e aktorit në rrjetet sociale.

Por, pa panik! Janë thjesht foto të shkëputura nga skenat e një filmi që Binaj po realizon së fundmi.

Fotot e para kanë terrorizuar për një moment miqtë virtual të Florjanit dhe kjo vërehej tek komentet e disa pre tyre.

Ndërsa, në përshkrimin e fotove pasardhëse aktori i njohur si “polici” shkruante me humor:

Detyrë shtëpie: Bëni një nuselala dhe dy salçiçe.”

Epo, rolin e Florjanit e morëm vesh në këtë projekt të ri kinematografik, apo jo?

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit